Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkeljed Alibeajt për të përjashtuar nga çështja e statutit të PD-së, gjyqtaren Irida Kacerja.
Grupi i Alibeajt kërkoi dorëheqjen e Irida Kacerjas me argumentin se mund të paragjykojë çështjen. Mësohet se grupi i Partisë Demokratike u gjobit me 10 mijë lekë.
Theksojmë së më herët grupi i Alibeajt kërkoi dorëheqjen e Irida Kacerjas me argumentin se mund të paragjykojë çështjen.
“ Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. – Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit. – Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë. – Ky vendim është i formës së prerë. – Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Apelit.