Gazetari Lavdrim Lita ka zbuluar në Euronews Albania detaje të reja nga dosja hetimore e Alda Klosit, ish-zyrtares të arrestuar, në banesën e të cilës pastruesja Rozeta Dobi mundi të vidhte një shumë të konsiderueshme parash.
Lita tha se Alda Klosi është vënë nën përgjim nga SPAK dhe është zbuluar se ajo ka komunikuar me ish-shefat e saj në dikasteret ku punonte.
Lita tha se edhe vetë ish-shefat kanë qenë nën përgjimin e SPAK, por bisedat e bëra kanë qenë “farmaceutike” dhe nuk kanë folur për para.
“Qysh ditën e parë është përgjëruar telefoni i Alda Klosit. Nga burime të tërthorta më është bërë me dije dhe mua se ajo ka komunikuar me ish-eprorët e saj në momentin e parë, të cilët kanë qenë nën përgjim nga vetë SPAK-u. Komunikimet kanë qenë shumë të shkurtra për ndjekje procedure dhe shumë farmaceutike dhe nuk kanë qenë biseda për para. E kanë kuptuar të gjithë që janë nën përgjim”, tha Lita.