Kodi i fshehtë: Pse Monika Kryemadhi i përmend Edi Ramës izraelitët?

Shërbimet perëndimore bëjnë të ditur se ka një tentativë për një ndërhyrje të re këto ditë nga hakerat e Iranit për të publikuar një database të re, që të trondisë situatën…

Monika Kryemadhi ka reaguar mjaft me vonëse pas daljes së transaksioneve bankare me rusët e lidhur me Putinin, ç’ka realisht është një zhvillim i bujshëm.

Vetëm se të tillë nuk e quajnë mediat pranë konglomeratit politiko-financiar “Bashkë Fitojmë”.

Megjithatë në opinion ka një pikëpyetje të madhe se përse dolën sot lidhjet ruse të çiftit Meta-Kryemadhi, kur së paku kjo aferë është realizuar 5 vjet përpara, pra në vitin 2017.

Kush ua dha socialistëve dhe njerëzve pranë tyre faktet e lidhjes së Ilir Metës me rusët dhe pse ata nuk i hodhën më parë në tregun politik?

Këta janë pikëpyetje që opinion publik i bën krejt natyrshëm, por që nuk se e përjashtojnë implikimin e çftit presidencial në afera me rusët. Madje i vetmi që i ka hedhur këto argumente prej vitesh në opinionin publik është avokat Ngjela, i cili në vitin 2017, kur ndodhi çadra e famshme fliste për komando ruse të gatshme për të kryer një masakër të ngjashme me një grusht shteti në Shqipëri. Deklaratë, e cila po zbulohet ditë pas dite. E siç mësohet, shërbimi britanik MI6 ka qenë brenda skenarit, i cili po zhvillohej paralelisht në 4 vende të Ballkanit Perëndimor: Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në 2016, u bë përpjekje për të larguar Milo Gjukanoviçin me një trazirë të armatosur që u zbulua në kohë nga sherbimet perëndimore, më pas për të ndaluar paktin Ali Ahmeti-Zoran Zaev në Shkup që çoi në një dhunë të ashpër brenda Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, e më pas me ‘çadrën’ e Tiranës së vitit 2017.

Çelësi i zgjidhjes së këtij fjalëkryqi mund të gjendet në Shkup, aty ku partia e Zijadin Selës, njeriut që u dhunua barbarisht hyri në qeverinë e vendit, duke penguar kështu rënien e ekzekutivit të Kovaçevskit, dhe duke ndaluar një marrëdhëveshje ndërmjet Zoran Zaevit e VRMO-së, për arsye të ndikimit të thellë rus.

E kjo po ndodh në një kohë kur Perëndimi po bën ç’është e mundur për ta mbajtur Beogradin larg nga Rusia, e siç mësohet, misioni në Tiranë i zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar, është pikërisht që të ndalohet avancimi rus.

Kryemadhi përmend izraelitët, jo thjesht për të krijuar një mjergull në mjedisin jo të vogël antisimit në rrjete, por edhe për t’i çuar mesazh Moskës e Iranit, që duhet të ndërhyjnë menjëherë për të ndihmuar.

Madje shërbimet perëndimore bëjnë të ditur se ka një tentativë për një ndërhyrje të re këto ditë nga hakerat e Iranit për të publikuar një database të re, që të trondisë situatën. Sipas gjasave, edhe rrokada në krye të SHISH ka si focus pikërisht lidhjet që Vlora Hyseni ka me amerikanët për çështjet e sulmeve kibernetike dhe influencën ruse. Fushë që Kosova e njeh më mirë se Shqipëria, pasi lufton përditë.

Sinjali që Escobar jep me vizitën në Tiranë përpara zgjedhjeve lokale është i rëndësishëm. Ai ka vizituar kryeqytetet e Ballkanit, që nga Sarajeva, Podgorica e Shkupi gjithë këto kohë sipas prioritetit të influencave ruse. Ka qenë pikërisht Escobar që është marrë personalisht me negociatat për qeverinë e Dritan Abazoviçit, i cili u rrëzua nga Gjukanoviç, që siç dihet perëndoi nga pushteti ditët e fundit.

Escobar vjen në Tiranë pikërisht në kohën kur janë publikuar të dhënat e bujshme të lidhjes së çiftit Meta-Kryemadhi me rusët. Zbulimi i këtij skandali ndodhi pikërisht kur Meta strehoi ligjërisht në partinë e tij Sali Berishën, i cili është shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA.

Po a do të kenë rusët një reagim për t’ju përgjigjur thirrjeve SOS? Urgjenca e vizitës së Escobar tregon qartësisht këtë rrezik, që sipas gjasave do të bëhet e ditur edhe publikisht. / Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej