Koha që ‘të riedukojmë’ këtë kryeministër sharlatan, që na ka rënë për pjesë!

Nga Ilirjana Kuçana.

Erdhi në pushtet me sloganin e “Rilindjes”, duke shpalosur në fushatë programin e Rilindjes urbane, bujqësisë, ekonomisë, turizmit, drejtësisë etj.

Në fakt slogani “Rilindje” ishte për të rilindur regjimin e qoftëlargut, monizmin. Shumë shpejt rilindën bandat që ishin shkatërruar në vitet 2005-2009. U kanabizua vendi në nivele të frikshme, sidomos në vitin 2016. Riedukoi popullin me format represive të një policie ushtarake që shtyp çdo tubim apo pakënaqësi të shoqërisë.

Bëri ligjin antishpifje që binte ndesh me çdo konventë që Shqipëria ishte pjesë për lirinë e fjalës dhe shtypit.

Reformoi Arsimin duke e kthyer në një arsim klientelist që i shërben vetëm klientëve të qeverisë duke shkatëruar arsimin publik.

Reformoi shëndetësinë duke e shkatërruar atë dhe duke pasuruar klientët e qeverisë me tenderat korruptiv.

Reformoi sistemin e grumbullimit të mbetjeve urbane duke pasuruar klientët e tij me “Incieneratorët”.

Reformoi drejtësinë në shërbim të tij nga gjeneza deri në nivelet më të larta institucionale të tij, ku magjistratët sillen si edukator për të paedukuarit e regjimit, rasti i Vilson Kulemanit, që ju paralajmërua riedukimi nga vetë kryeministri dhe sot pas 3 vitesh sorollatet dyerve të gjykatave.

Rasti më i fundit është riedukimi i gazetarit Klevin Muka, një rast i përsëritur pas rastit të Ambrozia Meta-s.

Është koha që të riedukojmë këtë kryeministër sharlatan që na ka rënë për pjesë. Mos thuaj “Çmë duhet mua?”. Eja në protestë më datë 07 Korrik 2022, ora 19:00.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej