KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Izabela Radovani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Izabela Radovani. Vendimi u mor ditën e sotme nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës dëgjimore më 12 prill, Radovani dha shpjegime për mospërputhjet në deklarimin e pasurive, mungesat financiare për krijimin e tyre, si dhe për transaksionet për një apartament, të kryera në emrin e saj – pasuri për të cilën tha se nuk kishte lidhje.

Ajo e vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha sqarime për disa çështje të denoncuara nga publiku dhe media.

Izabela Radovani e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor si ndihmësgjyqtare në vitin 1996 dhe në vitin 2000 u emërua gjyqtare në Shkodër, ku dhe punoi prej më shumë se dy dekadash.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej