Kreshnik Spahiu: Dosja non-grata e Berishës u përgatit nga armiku i Soros, Donald Trump

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se dosja non grata e Sali Berishës u përgatit nga administrata e ish-presidenti amerikan Donal Trump.

Spahiu komentoi deklaratat e Berishës dhe lidhjet që ai bën mes Soros, ambasadores Yuri Kim dhe Edi Ramws duke i fajësuar për shpalljen non grata në SHBA.

“Soros ka hyrë në Shqipëri kur Berisha ishte president dhe ka përfituar familjarisht nga financimet e tij . Sorosi ka investuar miliona euron në Shqipëri, ka ndërtuar 400 shkolla, ka dhënë para për të varfrit, buxheti i tyre ka qenë 10 mln euron në vit, ka mbi 100 mln euro për Shqipërinë.

Heqja e vizës së Berishës nga SHBA ka ndodhur në 2018, kur dogjën mandatet për në parlament dhe është proces i iniciuar nga administrata e Donald Trump që është njeriu më anti-Soros i planetit”, tha Spahiu.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej