Krimi që tronditi Tiranën/ Zbardhet konflikti i viktimës me 40-vjeçarin nga Vlora. Pas sherrit në plazh e goditi me tre thika në gjoks

I ekzekutuari me eksploziv në Tiranë këtë të shtunë, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë të ndodhur në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë.

Në bashkëpunim me një person tjetër, ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora, i cili gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.

Në lidhje me këtë ngjarje ai u shpall në kërkim atë ditë nga policia. Në 30 korrik mori masën e sigurimit në mungesë “Arrest ne burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.

Sadikaj rezulton një biznesmen në zonën e Memaliajt, pasi kishte në pronësi një resort turistik.

Ai u ekzekutua me një shpërthim të telekomanduar teksa po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej