Kriminale! Qeveria jep koncesione 400 mln euro dhe te Onkologjiku mungojnë barnat

Ish-kreu i ISHP, mjeku Besnik Jakaj ka komentuar  raportin e KLSH për Onkologjikun.

Ai e konsideroi si “kriminale” faktin që janë dhënë 400 milionë euro për koncesione në shëndetësi, në një kohë kur s’ka barna te Onkologjiku. Jakaj vuri po ashtu në dukje se buxheti i Shqipërisë për sistemin shëndetësor është shumë i dobët dhe prej vitesh është keqmenaxhuar sistemi shëndetësor. Nga ana tjetër ai shtoi se në Shqipëri ka mungesa të theksuara në sistemin shëndetësor publik dhe vendi ynë ka numrin më të vogël të mjekëve në rajon.

“Jam njohur me gjetjet e raportit të KLSH-së. Vlen për t’u theksuar që sëmundjet tumoriale vitet e fundit kanë një rritje të theksuar, për pasojë fondet ndaj tyre duhet të jenë në mënyrë periodike në rritje. Këtu konsistonte thelbi i raportit të KLSH. Ai kishte cituar edhe me numër pacientësh që nuk marrin dot shërbimin. Raporti i KLSH flet për mungesa të theksuara në nevoja bazike për të trajtuar të sëmurët me tumor. Ministria duhet të jetë e vëmendshme për alokimin e fondeve në rritje.
Në momentin që i sëmuri me tumor nuk trajtohet, fundi dihet, agravimi i sëmundjes. Janë dhjetëra lloj tumoresh dhe trajtohen kryesisht te Onkologjiku. Pajisjet mbulojnë nevojat e plota që ka fluksi i pacientëve. Dy elementë janë thelbësor radioterapia dhe trajtimi me barna, të cilat janë të kushtueshme.

Ne kemi buxhet shumë të dobët për sistemin shëndetësor. Ne operojmë me një buxhet historik prej vitesh dhe s’ka pasur një shtim periodik të buxhetit. Kur bëhet fjalë për trajtimin e tumoreve ku barnat janë shumë të kushtueshme, nuk kemi fonde të mjaftueshme për t’i përballur, por edhe numri i personelit. Ne jemi nga vendet e rajonit me numrin më të vogël të mjekëve për 10 mijë banorë. Gjetjet e KLSH janë thënë me dhjetëra herë nga ekspertët dhe specialistët. Në vite numri i popullsisë në Shqipëri është zvogëluar, numri i qytetarëve që kërkojnë shërbim në privat është 50-fishuar! Është mungesë e theksuar e shërbimit shëndetësor publik, që është detyrë e qeverisë ta garantojë. Prej vitesh është keqmenaxhuar në mënyrë dramatike sistemi shëndetësor shqiptar”, tha Jakaj.

Sipas tij demagogjia e kryeministrit të fyen jo inteligjencën, pro injorancën në lidhje me suksesin e tenderit të sterilizimit.

“Abuzimi në sistemin shëndetësor është baraz me humbjen e jetës së qytetarëve shqiptar. Ne kemi historinë e sterilizimit, check up-it, laboratorit, që janë të lidhura. Pse mungojnë paratë te Onkologjiku?! Shqipëria ka numër shumë të ulët të mjekëve. Në shumë spitale mungojnë elemente bazikë. Kur flitet për Onkologjikun në QSUT është dramatike në këtë kohë (mungesa e kondicionerit). Shteti mund t’i garantonte aparaturat dhe riparimin e tyre. Kostoja e mirëmbajtjes së aparaturave është pothuajse më e madhe se blerja, por në gjithë botën ka kontrata të përhershme për mirëmbajtjen. Kemi një koncesion për sterilizimin 100 milionë euro, një shifër jashtëzakonisht e madhe, dhe kosto jo efektive për elementët. Me buxhetin që ke ti si qeveri a ke prioritete më të mëdha?! Pa hyrë te historia e SPAK-ut, abuzimit. Z.Beqja është strumbullari i gjithë koncesioneve, që janë 400 milionë euro, dhe s’ke barna te onkologjiku, kjo është kriminale. Demagogjia e kryeministrit të fyen jo inteligjencën, pro injorancën. Sot koncesioni i sterilizimit është të paktën 30 herë më i shtrenjtë, është abuzuar në mënyrë marramendëse. Të çosh 100 milionë euro, që janë abuzuar shumica e atyre fondeve, kjo s’të justifikon”, shtoi ai për MCN.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej