Krisen raportet e dyshes opozitare, Berisha sulmon Metën: Shkeli Kushtetutën, dekretet nuk firmosen jashtë vendit

Krisen raportet me Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ndonëse e kanë shfaqura hapur aleancën e tyre opozitare, procesi për presidentin e ri ka krisur marrëdhëniet mes tyre.

Sali Berisha ka kundërshtuar fort emrin e Bajram Begajt për president dhe i bëri thirrje Ilir Metës që ta pengonte procesin. Begaj ishte ushtarak aktiv dhe duhej të jepte dorëheqjen nga detyra. Mirëpo Meta ishte në Turqi dhe Berisha i bëri thirrje që të mos nxirrte dekretin për lirimin e Begajt nga detyra.

Meta nuk e përfilli dhe firmosi nga Stambolli, duke i hapur rrugë procesit. Por Berisha duket se është irrituar shumë me mikun e tij. Ai foli para gazetarëve jashtë Kuvendit dhe e sulmoi Metën.

Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, Kryetar Shteti është kryetari i Parlamentit. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinonim që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetuese. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutës. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda që e ka si me celës Parlamentin, nuk ma dha fjalën. Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB, që kur kërkon fjalën për cështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamentin shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet”, tha ai.

Nga ana tjetër foltorja e Sali Berishës është larguar nga salla e Parlamentit. Berisha tentoi të prishte procesin dhe kërkoi fjalën në Kuvend, por Lindita Nikolla e refuzoi. Ish-kryeministri foli më pas jashtë duke lëshuar akuza të forta.

“Sot, në Parlamentin e Shqipërisë, po kryhet një dhunim i shëmtuar i Kushtetutës së vendit, një akt antikushtetues. Votohet në shkelje flagrante të Kushtetutës, për President Republike, njeriu që kalon nga karrigia e shefit të shtabit të FA-së në karrigen e Kreut të Shtetit duke shkelur në mënyrën më të hapur, nenin 167 të Kushtetutës, nen i cili, sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet as nuk mund të zgjidhet në organe apo pushtete të tjera përveç detyrave të usghtrisë. Kandidati që votohet sot, nis udhën e tij duke shkelmuar me këmbët Kushtetutën. Pasi ai kandidon për President si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare. Pretendimi se ai dha dorëheqjen, ka zero vlerë”, tha Berisha.

Meta dhe Berisha janë dy aleatët më të flaktë kundër SHBA. Por duket se presidenti e ka dredhur duke qenë se Begaj është i mbështetur nga amerikanët dhe nuk ka dashur të krijojë probleme. Duket se Berisha e ka ndjerë veten të braktisur dhe ka nisur sulmet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej