Kriza politike/ Dervishi: Kryeministri është gati të japë dorëheqjen

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar Kryeministrin, ndërsa shkruan se është gati të japë dorëheqjen, por kërkon edhe 3 muaj të tjerë derisa partia në pushtet, të zgjedhë pasuesin.

Në një postim në rrjetet sociale, Dervishi shkruan se opinioni publik dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit.

Ndërsa më tej shton se orët në vijim do të sqarojnë përfundimisht situatën e ndezur politike që po kalon Britania.

“Kryeministri është gati të japë dorëheqjen

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta zyrtare dhe njerëz afër Kryeministrit. Por të njëjtat burime shtojnë se Kryeministri kërkon kohë deri në muajin tetor, pra edhe 3 muaj të tjerë derisa partia në pushtet, të zgjedhë pasuesin!

Skandalet e ditëve të fundit kanë ndikuar në vendimin e pritshëm të Kryeministrit i cili së fundmi ishte shumë aktiv për luftën në Ukrainë!

Opinioni publik dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e menjëherëshme të kryeministrit!

Orët në vijim do të sqarojnë përfundimisht situatën e ndezur politike që po kalon Britania!”-shkruan Lutfi Dervishi.

Kriza politike/ Dervishi: Kryeministri është gati të japë

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej