Kryemadhi tregon lidhjen familjare të Metës me Dorian Duçkën: E ka djalë halle, ndikoi në shkollimin e tij! Ishte i rregullt sa kohë qëndroi në LSI

Monika Kryemadhi ka folur për Dorian Duckën që sipas Berishës është personi ‘B’ në dosjen amerikane për ish zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal. Në një deklaratë për mediat u shpreh se është kushëri me Ilir Metën, i cili sipas Monikës ka kontribuar shumë në shkollimin e tij.

“Dorian Duçka është djali i dajës së Etilda Gjonajt sic është edhe djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI zv.ministër nuk merrej as me korporatat kineze, as me arabët, as me Agron Nezën, por ishte djalë që kishte mbaruar studimet jashtë shtetit dhe ishte korrekt. Kur Rama e ftoi këshilltar pa para, sigurisht edhe Ducka u bë një lobist që vazhdonte e bënte porositë e Ramës jo vetëm në Amerikë, por edhe në Gjermani e Austri. Megjithatë është shumë më afër me Etilda Gjonajn se me Metën pavarësisht se Meta mund të ketë kontribuar shumë në shkollimin e tij”, tha Kryemadhi.

Një koment e pati dhe për kaosin e shkaktuar në Kuvend duke fajësuar mazhorancën.

“Tribunën e parlamentit e ka zaptuar zonja Nikolla si një mercenare që transmetoi frikën e Edi Ramës sa i përket cështjes së korruptimit të një drejtuesi të lartë të FBI. Si deputete e thjeshtë është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Sot do të diskutoja për gazrat që ndosin mjedisin. Kryetarja e Parlamentit të largohet dhe ta zërë vendin Taulant Balla meqë ai i jep urdhrat. A ka mundësi të na thotë Edi Rama pse ka kaq frikë kur është i pastër në historinë e korruptimit?”, tha Nikolla.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej