“Ku e kam unazën”- Mbyti babanë me duar, 58-vjeçari shfaq probleme në gjykatë: Ne po pinim raki bashkë, të gjendet autori

Andresa Stase, 58-vjeçari që mbyti babanë e tij Mitër Stase në shtëpinë e tyre në Divjakë ka mohuar vrasjen ditën e sotme.

Teksa është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” ditën e sotme, sipas News 24 Stase është shprehur se nuk e ka kryer ai krimin.

 “Nuk e kam bërë unë vrasjen, çfarë thoni”, mësohet të jetë shprehur Stasa, teksa dyshohet se ka shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.

58-vjeçari çuditërisht ka kërkuar në seancë unazën e gishtit, për të cilën thotë se e ka pasur në dorë ditën e arrestimit.

“Ku e kam unazën”, ka thënë i pandehuri. Ai gjithashtu ka thënë se ditën e krimit ai ka pirë raki me babanë, ndërsa kërkoi edhe gjetjen e autorit të vrasjes së 85-vjeçarit, duke thënë ‘dua drejtësi’.

Andrea Stasa tashmë pritet të dërgohet për një vlerësim të shëndetit të tij mendor.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej