Kujt i shërbejnë kamerat e sigurisë që bashkia ka instaluar në Shkodër?

Ka harxhuar miliona para dhe te tjera ka parashikuar te shpenzoje per kamerat publike ne qytet. E gjitha kjo si nje nisem per te rritur sigurine publike ne Shkoder. Por investimi i madh i bashkise Shkoder rezulton nje flluske sapuni e madhe dhe nje genjeshter ndaj qytetareve per rend e siguri. Kjo pasi nje pjese e madhe e tyre jane jashte funksioni dhe nuk po sherbejne per zbardhjen e ngjarjeve te renda qe kane tronditur kete qytet.

Kamerat jane thjesht nje dekor dhe asgje me shume ne rruget e qytetit, pasi ne nyjet kyce ato jane jashte funksioni ose nuk regjistrojne. Kete e evidentojne raportet e policise dhe orgnaneve te tjera ligjzbatuese qe po merren me hetimet e ngjarjeve qe kane tronditur qytetin. Pamjet nuk jane arritur te gjenden por ne ndihme ju kane ardhur vetem kamerat e bizneseve private.

Ne disa raste burokracia dhe administrimi nga ana e bashkise ka qene skandaloz thuhet ne keto raporte te hartuara. Me te drejte cdokush mund te pyes se per cfare i harxhoi bashkia e Shkodres keto miliona para per nje investim te deshtuar e qe nuk po i sherben asnje prej qellimeve me te cilat u mbrojt me force investimi.

Po te zgjedhurit e Shkodres perse nuk i kerkojne llogari bashkise per kete fature te fryre qe rezultate nuk ka? Vete policia dhe prokuroria perse nuk i kerkojne informacion me te thelluar bashkise qe administron te tilla pamje? Ka nje ligj qe flet qarte dhe ne kete pike, ato imazhe nuk mund te jene pjese e kapricove te nje administrate dhe aq me pak titullareve te caktuar. Shkodranews e ka ngritur edhe me heret kete shqetesim sepse te shumte jane qytetaret qe kane ngritur kete pyetje./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej