“Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”/ Shpërthen avokatja e njohur ndaj socialistëve: Slogani ka temë me natyrë seksuale

Avokatja Enida Bozheku, ka komentuar sloganin e PS për zgjedhjet e 14 majit, “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.

E ftuar në Euronews Albania, ajo tha se slogani ka temë tallëse të natyrës seksuale.

Më tej ajo shtoi se slogani ishte shumë fyes për kundërshtarin, ndërsa nuk kurseu as ironitë. “Natyra e këtij slogani ka temë tallëse të natyrës seksuale. Personalisht mu duk fyese. E para mu duk fyese për kundërshtarin. Nuk ke pse ta bësh në atë lloj mënyre, është shumë vulgare. Mbase u pëlqen sepse kjo është pjesë e qasjes së tyre”- tha ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej