Kush e lejoi arratisjen e çiftit mafioz Olsi e Elda Ibro, që zhvatën mbi 130 milionë Euro e pasuri nga qytetarët?

ga Anti-krimi e SPAK, njihen si babai dhe nëna e 4 fëmijëve, por nuk u arrestuan paçka se kanë mbi 10 mijë denoncime, që këta janë “baba dhe nona” e mashtrimit dhe zhvatjes së qytetarëve me firmën “Micro Credit Albania” fond jo-bankar “gropë e zezë”, që ka futur në rreth vicioz afro 100 mijë persona, ndërsa 17 firmat e tyre vazhdojnë aktivitetin me licenca nga tatimet, Ministria e Drejtësisë e Guvernatori Gent Sejko, njohur si kopje e zezë e Fullanit

Në 25 tetor 2022, mashtruesit më të mëdhenj të tranzicionit shqiptar, çifti Olsi e Elda Ibro, janë parë në Rinas me katër fëmijë të mitur, duke aktruar si familje hallexhinjsh që niseshin si gjoja refugjatë ekonomik.

Por në fakt është çifti mafioz, që ka zhvatur nga shqiptarët mbi 130 milionë Euro e pasuri, nëpërmjet një rrjeti firmash fantazma kredidhënëse, përmbarimore e avokatore, në bashkëveprim me bankat, noterë e shefa policie.

Olsi Ibro është “arkitekti” i skemës mashtruese më të madhe në 20 vitet e fundit në Shqipëri, duke qëndruar në hije publikisht, por i denoncuar nga mbi 10 mijë qytetarë dhe skeduar nga SPAK, prokuroritë e disa rretheve, policia Anti-krim e deri nga Ministria e Drejtësisë, për krimin e mashtrimit e zhvatjes.

Këtë krim masiv, çifti Olsi e Elda Ibro e kanë realizuar lirshëm në sy të drejtësisë, qeverisë e tatimeve, me “merimangën” e firmave fantazma “ADCA”, “ZIG”, “STAR”, “FLASH”, “FS”, “Re/Plus” e “Re/Max”, “Collection Company”, “Final”, “Micro Credit Albania”.

Më 2017-ën, Olsi Ibro e bleu firmën “ADCA” dhe e maskoi si Zyra Avokatore “Ibro”, ndërsa më 2018-ën e shiti te Arben Meskuti, bashkë-mafiozi i tij në këtë skemë mashtrimi e prej 5 muajsh në burg, si koka e bandës përmbarimore “MCA-ADCA” te notere Ernela Çuberi, ‘bashkëshortja’  e tij pa letra, por me 3 fëmijë.

Kush e la Olsi Ibron të arratisej nga Shqipëria, 3 muaj pas prangosjes së ortakut Arben Meskuti, kur ai ka lënë shumë gjurmë krimi, si bosi i mashtrimit dhe zhvatjes së qytetarëve me bandën e kreditore, përmbarimore, avokatore e noteriale?

Sepse përveç 10 kompanive që ka krijuar si zinxhir maskimi me emra të tjerë, Olsi Ibro është pronar me dokumente tatimore në 7 kompani të tjera, mes tyre firma “LU–NA” agjenci transporti e turistike brenda e jashtë vendit, por dhe person fizik “Olsi Ibro-Avokat e Faktoring”

Ndërsa Olsi e Elda Ibro, nga policia dhe SPAK njihen si babai dhe nëna e 4 fëmijëve, nuk u arrestuan paçka se është faktuar me mbi 10 mijë denoncime, që janë “baba dhe nona” e mashtrimit dhe zhvatjes së qytetarëve me firmën “Micro Credit Albania”, fondi jo-bankar “gropë e zezë”, që ka futur në rreth vicioz afro 100 mijë shqiptarë.

Kjo firmë u licencua më 2016 nga Guvernatori Gent Sejko si “Shoqëri Aksionere”, ndërsa në dhjetor 2020, u kthye në “Sh.p.k.”, për të humbur gjurmët e mashtrimeve dhe për të transferuar jashtë vendit milionat e vjedhura me bekimin e Guvernatorit.

Me arratisjen e Elda Ibros që është ortake e vetme e firmës “Micro Credit Albania”, vulën e mban Andis Gjoka, njohur si “bedel” i çiftit Olsi e Elda Ibro, i përdorur për firmosje letrash false në mashtrimin dhe zhvatjen e qytetarëve.

Rrjeti kriminal jo-bankar, përmbarimor, avokator e noterial “Ibro” hapi dhe biznesin “Kurse për gjuhë të huaja”, te një godinë në Kamëz, pasuri që iu zhvat një familjeje të mashtruar, nëpërmjet firmave të tyre “MCA” si kredi dhënëse dhe firmës “ZIG-STAR” si përmbaruese.

Firma “ZIG FACTORING” është një tjetër vegël kriminale e bandës së çiftit mashtrues Olsi e Elda Ibro, krijuar përsëri me lejen e dhënë nga  krye mafiozi Gent Sejko i Bankës së Shtetit.

Që kjo veprimtari kriminale, është licencuar e lejuar nga qeveria dhe nuk është goditur nga policia e drejtësia, ka si provë edhe faktin, që megjithëse për  ciuftin Olsi e Elda Ibro ka mijëra denoncime e kallëzime penale, Elda Ibro u licencua “Kontabiliste” nga Ministia e Financave, me adresë ku është banda e mafioze e firmave MCA, ADCA, FINAL, COLLECTION COMPANY.

Aktiviteti kriminal i çiftit “Ibro”, ka shkaktuar pasoja të rënda për afro 100 mijë qytetarë, duke përdorur letrat e kredive që kërkonte dhe jepte firma “MCA” në vitet 2016-2022, të cilat, nëpërmjet letrave false kanë bërë batërdinë me sekuestrim banesash, dyqanesh, tokash, bagëtish, vreshtash, makinash etj.

Këto i kanë realizuar nëpërmjet bedelit Andis Gjoka, mantenutës Mariela Basha, ballistit Alimadhi, noteres falsifikatore Ernela Çuberi etj., por përherë me mbështetjen e policisë  për ekzekutimin e sekuestrove dhe heshtjen e drejtësisë.

Dy fakte si kujtesë/ Një drejtoreshë e BKT-së, grua e një financieri të njohur televiziv, ka realizuar dhënie e transferta miliona Euro nga banka, për të burgosurin Arben Meskuti dhe për çiftin e arratisur Olsi e Elda Ibro, ndërsa gruaja e një ministri aktual, përmendet në e-mailet e punonjësve të Bankës së Shtetit për lidhje me këtë grup mafioz. (Vijon)./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej