U mbyll përgjithnjë rruga e Ilir Beqjes për deputet, i skeduar si ministri më i korruptuar i “Rilindjes” e tranzicionit, po kështu si njeriu më i urryer në Shkodër dhe si ish-politikani më i neveritur nga shqiptarët, sidomos nga socialistët.
Ditën e mërkurë, Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, njoftoi se Ilir Beqja ka refuzuar mandatin e deputetit të Shkodrës, në vendin vakant që u krijua pas kandidimit të Benet Becit për Kryetar Bashkie.
PS dhe Ilirjan Celibashi e servirën refuzimin e “oktapodit” Ilir Beqja, si mungesë dëshire për t’u bërë deputet, por e vërteta është se për atë mandat deputeti, ai është gati të gëlltisë publikisht edhe “atë që nuk thuhet”, sidomos tani që është nën hetim nga SPAK e SHBA.
Më 30 mars 2023, “Pamfleti” publikoi dy informacione të sigurta nga Kuvendi e KQZ, që faktonin se 1 ditë pasi Benet Beci dorëzoi mandatin, Ilir Beqja u vërsul për t’u bërë deputet, madje Edi Rama urdhëroi Lindita Nikollën e Celibashin të përshpejtonin procedurat.
Por dy javë pas dorëzimit të kërkesës, Ilir Beqja ka hequr dorë nga mandati pa dhënë asnjë sqarim publik, ndërsa informacionet konfidenciale nga PS, thonë se ka qenë vetë Edi Rama që e ka urdhëruar të refuzojë mandatin.
Nuk ka asnjë dyshim, që Edi Rama e do patjetër krye-hajdutin e tij Ilir Beqja në parlament, për ta mbrojtur sa të mundet nga prangat, për super-vjedhjet që ka bërë me PPP-të e tenderët në shëndetësi, grabitjen e tokave bujqësore në Sarandë e Delvinë për ferma, dhe afro 20 milionë Euro që ka zhvatur nga buxheti shtetit, nëpërmjet firmës së tij “INTECH+” e 4 firmave ilegale.
Ndërsa Edi Rama, për të ndaluar rikthimin e Ilir Beqjes në parlament, është urdhëruar me ultimatum nga SHBA, sepse e konsiderojnë ish-ministër “ekzemplar” të krimit ekonomiko-financiar, siç e urdhëruan në vitin 2017 për ta larguar nga qeveria 6 muaj para mbylljes mandatit.
Babloku që hiqet si “trim”, ka zbatuar urdhrin e atyre matanë Oqeanit, duke mos e lejuar Ilir Beqjen të futet në parlament, megjithëse mes tyre ka pasur debat me kërcënime reciproke për “hapje letrash”, për shkak se Ilir Beqja kërkonte marrjen e mandatit me patjetër.
A është e vërtetë ajo që thuhet në PS, se pas zgjedhjeve lokale, Edi Rama do ta largojë Ilir Beqjen edhe nga detyra Drejtor i Donacioneve në Kryeministri, duke e servirur si dorëheqje?
Çfarë motivi tjetër e detyroi Edi Ramën për të mos futur Ilir Beqjen në parlament; dhe a po bëhet gati qelia e burgut? Këtë e di drejtësia dhe Edi Rama, por ne dimë këto dy fakte:
1. Në konferencën e shtypit më 31 mars 2023, kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, hetimet do zgjaten e përshpejtohen.
2. Ditën e mërkurë, “Pamfleti” mësoi nga burime konfidenciale brenda BKH, se dosja për Ilir Beqjen nuk do pushohet për tejkalim afati hetimor më 18 prill 2023, por hetimet do zgjaten deri në fund të qershorit, ndërsa prokurori përgjegjës Edvin Kondili është përjashtuar nga treshja e hetimit dhe është futur vetë Altin Dumani.
A po i thotë Babloku edhe Ilir Beqjes: – “PS nuk është zyrë avokatie”!/Pamfleti