Kush është 45-vjeçari që u arrestua në Tiranë

Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi shpërndante drogë dhe mbante armë gjahu në banesë. 45 vjeçari është ndaluar në Bathore dhe pas një kontrolli fizik, i janë gjetur 100 gramë kokainë. Në vijim të hetimeve, policia i gjeti në banesë edhe një armë gjahu.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 45-vjeçari nga Kamza pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj në zonën e Kamzës, Institutit dhe Bathores. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej