Kush është aktori shqiptar që hodhi gruan nga ballkoni i banesës në SHBA ditën e lindjes dhe më pas vrau veten?

Florind Belliu, është aktori shqiptar i cili hodhi gruan nga ballkoni në New York dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.

Tragjedia e dyfishtë ndodhi teksa dje gruaja e tij Ornela do të festonte ditëlindjen. Por në vend që të ishte një ditë feste, u kthye në një tragjedi të rëndë për familjen Belliu.

Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për një jetë më të mirë.

Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarr këtë akt kaq ekstrem, për gruan dhe veten e tij.

Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej