Vissar Meshi është 35-vjeçari i cili humbi jetën sot në një aksident në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Përplasja e mjetit “BMW” me mbajtësen anësore të rrugëës shkaktoi edhe plagosjen e dy personave të tjerë Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.
Miqtë e të ndjerit kanë reaguar në rrjetet sociale duke ndarë dhimbjen e tyre.
“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, të gjitha do i pranoja por jo të shkruaj mesazh lamtumire për ty”.
“Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe absolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt”, janë disa prej postimeve.
Nga profili i Visar Meshit, kuptohet që është baba i dy fëmijëve, jetonte në qytetin e Durrësit dhe punonte si agjent doganor.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës.