Kush është shkodrani “VIP-i” që i vendosi “gjobë” 150 mijë paund shtetasit në Tiranë

Një 29-vjeçar është arrestuar nga efektivë të komisariatit nr 6 në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë kërcënuar me jetë një person për t’i marrë 150 mijë paund. Në pranga është vënë Vasel Koçakun, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij Omer Braho, 39 vjeç. Omer Braja, njihet si një nga personazhet e spektalit televiziv “Kafazi i Artë”.

Sipas burimeve pikënisja e konflikteve ka nisur që në Angli. Vesel Koçaku, Omer Braho si dhe vëllai i personit që ata kërcënonin kanë pasur shtëpi bari.

Ata pretendonin se ai pasi kishte lënë punën, u kishte sjellë një dëm prej 150 mijë paund.  Për këtë arsye, duke mos pasur më asnjë kontakt me të, prej gati 6 muajsh, Koçaku e Braho kanë kërcënuar e shantazhuar vëllain e tij që t’u jepte paratë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej