Policia e Dubait arrestoi një javë më parë një prej personave më të kërkuar, Amant Josifin, i cili është i përfshirë në skema të mëdha mashtrimi me call centerat. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, i cili ka lidhje të forta në qeverinë shqiptare.
“SHkodraNews” ka denoncuar disa herë lidhjet e Josifit me Olta Xhaçkën dhe Olsi Ramën, ndërsa sot do të tregojmë se si shteti shqiptar e mbrojti deri në fund, por ishin policia spanjolle dhe INTERPOL që e arrestuan. Sipas dosjes spanjolle, organizata “Milton Group” ku akuzohet se bënte pjesë Josifi, ka mashtruar mijëra persona në Spanjë dhe vende të tjera të BE-së si dhe ka përfituar përmes mashtrimit dhjetra milionë euro.
Por lidhjet janë të gjata dhe tentakulat janë shtrirë deri në SHkodër. Call Centeri Opportunity cili ndodhet tek Telekomi, ka një kontratë qeraje të dyshimtë.
Ne do të verifikojmë në terësi manovrat me kontratën duke krahasuar çfarë disponojnë noterët, çfarë kanë tatimet dhe çfarë ka pronari i ndërtesës (shteti).
Pronari i kësaj kompanie Tonin (Nin) Kokaj dyshohet se mashtron shtetin duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Sipas një informacioni të mbërritur në ShkodraNews Tonini (Nini) Kokaj jo vetëm që nuk deklaron fitimet por i fsheh me disa manovra të jashtëligjshme duke i konvertuar në para elektronike. (Kjo është pjesë e një tjetër shkrimi)
Përqindjen e fitimit të Tonin (Nin) Kokaj mirë se nuk po e merr shteti, por ato po shkojnë tek një kazino për të cilen do të flasim në vijim.
Një tjetër kompani e Tonin (Nin) Kokaj është edhe Speed Taxi me numer Nipti L87230001N
Nga verifikimet që kemi bërë ditët e fundit, kompania jo vetëm që nuk lëshon faturë tatimore duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar por instrukton shoferët se si të kryejnë disa punë të zeza.
Mbi bashkëpunimin me kompaninë e Tiranës të Taksive, dhe drogën që lëviz do të flasim në vijim…/SHkodraNews