“Kush janë oligarkët, thojini me emra”, Oerd Bylykbashi belbëzon para gazetarit

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha akuzon pothuajse çdo ditë kryeministrin Edi Rama se është i lidhur me oligarkët, por emrat e tyre fundit nuk ka guxim t’i përmendë kurrë.

Ashtu siç ka ndodhur edhe me Oerd Bylykbashin. Analisti Artur Zheji i ka kërkuar deputetit të opozitës, Oerd Bylykbashi që të publikojnë me emra, kush janë oligarkët, që siç pretendon PD janë të lidhur me Ramën. Por Bylykbashi, nën shembullin e Berishës nuk pati guxim të përmendë me emër asnjë oligark, duke bërë retorikë politike.

Zheji: Rama nuk është vetëm, Berisha i liston me emër dhe mbiemër.

Bylykbashi: Në momentin kur Rama nuk firmos për ato që ai i merr mbrapsht nga ata oligarkët.

Zheji: Kush janë oligarkët?

Bylykbashi: Të gjithë me radhë.

Bylykbashi: Faktojini kë të doni ju, të gjitha janë produkti i kësaj keqqeverisje.

Zheji theksoi se deri më tani në PD është parë vetëm Sali Berisha, duke theksuar se denoncimet duhet të bëhen me emër dhe mbiemër.

Zheji: Mendoj që grupimi tjetër e ka hapur krahun. Ne sot kemi vetëm Berishën, një kryeopozitar, luftëtar, opozitar dhe kaq. Ku janë investigimet që doktori i paralajmëron. Doktori i bën të gjitha, por nuk shoh një guxim për të denoncuar me emër dhe mbiemër. Nuk mund t’i nxjerrë doktori të gjitha gështenjat nga zjarri. Shihet vetëm ai, lufton vetëm ai. Besueshmëria e plotë të opozitarizmin nuk është vetëm rikthimi i doktorit. Vërtet protesta ishte paqësore dhe shumë mirë që ishte e tillë dhe nuk na duhej një paralele”,

Bylykbashi: Nëse ka një person që personifikon keqqeverisjen në këtë vend, mënyra e qeverisjes që ekzemlifikohet përfaqësohet me historinë e inceneratorëve…Është Edi Rama nga fillimi në fund i çdo aspekti. Ajo protestë ishte kundër këtij regjimi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej