Kuvendi voton ndryshimet në qeveri, Olta Xhaçka më e padëshiruara

Në një seancë të posaçme Kuvendi i Shqipërisë ka votuar 12 dekretet për emërim e shkarkim ministrash.

7 lëvizjet në qeveri u bënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste së 4 Shtatorit. Kreu i qeverisë shkarkoi 5 ministre mes të cilave Olta Xhaçkën, Evis Kushin, Frida Krifcën, Edona Bilalin dhe Milva Ekonomin.

Emrat e ministrave të rinj janë Igli Hasani, Ervin Mete, Arbjan Mazniku, Delina Ibrahimaj, Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu dhe Anila Denaj.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është shkarkuar me 95 vota pro dhe 1 kundër. Deputeti i PS-së Erion Braçe ishte i vetmi që ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sot nuk u votua dekreti i Ministrit të Financave, por parlamenti votoi shkarkimin e Metes si kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare. Dekreti si ministër i Financave pritet të votohet nga Parlamenti në seancën e së enjtes.

Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.

Si votuan deputetët:

Olta Xhaçka u shkarkua si ministre e Jashtme me 95 vota pro, 1 kundër

Ogerta Manastirliu u shkarkua si ministre Shëndetësie me 110 vota pro

Evis Kushi u shkarkua si ministre e Arsimit me 99 vota pro dhe 3 kundër

Frida Krifca  u shkarkua si ministre e Bujqësisë me 107 vota pro

Edona Bilali u shkarkua si ministre Shteti për Sipërmarrjen me 102 pro dhe 4 kundër

Milva Ekonomi u shkarkua si ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër

Arbjan Mazniku u emërua ministër për Pushtetin Vendor me 73 vota pro dhe 35 kundër

Albana Koçiu u emërua si ministre e Shëndetësie me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër

Igli Hasani u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro dhe 33 kundër

Ogerta Manastirliu u emërua ministre e Arsimit me 72 vota pro, 35 kundër dhe 1 abstenim

Anila Denaj  u emërua ministre e Bujqësisë me 73 vota pro dhe 27 kundër

Ervin Mete u lirua nga detyra si kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër (Do të votohet për postin e ministrin në seancën e datës 14 Shtator)

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej