Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në seancë për të miratuar këto dekrete.
Dekretimi i ministrave u bë pak ditë më parë, ndërkohë sot do të jepet miratimi nga Parlamenti.
Begaj ishte për një vizitë zyrtare në Kazakistan ndërkohë që emrat e ministrave i kishin shkuar në tavolinë. Menjëherë sapo u kthye në zyrën e tij, presidenti nuk ngurroi të firmoste dekretet e ministrave të kabinetit Rama. Nga ana tjetër, shkresa e njoftimit për seancë plenare ishte bërë gati nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pavarësisaht se nuk ishte bërë publike për mediat.
Seanca do të mbahet sot 11 shtator në orën 14:00.
Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.