Lajm i fundit/ SPAK merr të pandehur Fatmir Mediun

Prokuroria e Posaçme ka ngritur sot akuzën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, gati 15 vite pas tragjedisë së Gërdecit.

SPAK ka përfunduar hetimet gati një vjeçare për tragjedinë me 26 viktima uzinën e demontimit të municioneve në fshatin Gërdec, duke akuzuar ish-ministrin e Mbrojtjes së qeverisë Berisha për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Mediu është paraqitur në SPAK sot në orën 14:00 me dy avokatët e tij, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, ku edhe i është komunikuar akuza.

Më herët, lidhur me tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008, SPAK kishte marrë në pyetje ish-ministrin e Brendshëm në atë periudhë, Aldo Bumçi. Prokuroria Speciale gjithashtu kishte dërguar letërporosi në SHBA ku kërkonte marrjen në pyetje të trafikantit amerikan të armëve Efraim Diveroli.

Gjykata e Lartë në vitin 2021 rrëzoi rekursin e Mediut, dhe i hapi rrugën SPAK-ut për të hetuar dosjen. Më herët Apeli i GJKKO kishte pranuar kërkesën e familjes Durda për rinisjen e hetimeve, lidhur me vdekjen e djalit të tyre 7-vjeçar Erison Durda.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej