Lali Eri hedh edhe 400 mijë euro të tjera për monitorimin e trafikut. Kush i njofton qytetarët se cilin aks të shmangin?

Një nga problematikat më të hasura në kryeqytet është trafiku i rënduar. Megjithëse institucionet shtetërorë, administrata apo edhe shkollat janë pushim, sërish pjesa më e madhe e akseve është në trafik, duke rënduar kostot e qytetarëve për të lëvizur.

Por, kjo s’e ka penguar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që të bëjë tendera të kot. Bashkia s’ka asnjë plan për të rregulluar këtë fenomen, duke vendosur edhe masa. Por, çfarë bëjnë këta zyrtarë?!

Realizojnë tendera vetëm për monitorimin e trafikut. Një tender i bërë edhe vitin e kaluar, por që në vitin 2023 i është dyfishuar vlera. Por nëse do ta monitorojë, si do t’i lajmërojë banorët që x apo y rrugë apo aks ka trafik? Një gjë e tillë s’ka ndodhur vitin e kaluar dhe s’ka për të ndodhur edhe në 2023-shin, teksa e vetmja gjë që dihet është se do të shpenzohen rreth 400 mijë euro vetëm për monitorimin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej