Largimi i nxënësve për studime jashtë vendit, Kushi: Do t’i mbajmë duke rritur cilësinë në universitete

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në konferencën që po mban për mediat ditën e sotme, duke iu përgjigjur pyetjes për largimin e të rinjve nga Shqipëria tha se po punohet për të rritur cilësinë e shkollave dhe universiteteve nëpërmjet politikave të ndërkombëtarizimit.

“Kur diskutojmë për të mbajtur të rinjtë dhe studentët në Shqipëri, pikërisht për këtë arsye kemi politikën e ndërkombëtarizimit. Se ne i nxisim të jetojnë dhe të studiojnë në Shqipëri. Sepse ishte vënë re që ata më të mirët që kërkonin cilësi më të lartë detyroheshin të shkonin jashtë.

Dhe duke rritur standardet do jetojnë këtu. Jo vetëm që do kenë cilësi të mirë por edhe kosto të ulëta. Për këtë arsye ne fondin e ekselencës këtë vit e riformatuam për të mbështetur të rinjtë shqiptarë.”, u shpreh mes të tjerash ministrja Kushi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej