Lejoi ndërtimin pa leje duke marrë ryshfet, dënohet me dy vite burg ish polici

Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me dy vite burg ish efektivin e policisë Levzat Veselaj.

Veselaj u deklarua fajtor për kryerjn e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Levzat Veselaj, akuzohet se i ka marrë 2 mijë euro Enver Radaës, si rryshfet ne mënyrë që ky i fundit të kryente një ndërtim pa leje në zonën e Kombinatit.

Mësohet se 47-vjeçari, që ishte me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë Kriminale pranë këtij Komisariati, u ndalua pas kallëzimit të një punonjëseje të Bashkisë së Tiranës, e cila kishte konstatuar ndërtimin dhe menjëherë ka nisur hetimi në lidhje me këtë rast.

Pas hetimit të policisë, rezultoi se punonjësi i policisë Veselaj gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare të paligjshme.

Ai ka premtuar mosveprimin e strukturave policore për ndërprerjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje dhe këtë e bënte edhe kundrejt pagesës.

Gjithashtu gjykata i ka hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjetësh.

Sakaq për Enver Radaën personin që ofroi ryshfetin ka vënë në provë të pandehurin për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj,me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej