Lëviz me eskortë dhe makina të blinduara/ Kush është vëllai i politikanit që i shpëtoi jetën Ervis Martinajt?

Një ditë më parë gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje rreth Ervis Martinajt, biznesmenit që rezulton i zhdukur që me 9 gusht.

Zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë për fatin e Martinaj, ndërkohë që versione të ndryshme janë hedhur në media.

Nga gazetarët e kronikës është zbardhur personazhi Martinaj, që deri më tani ka qenë në errësirë, përveçse njihej si person me precedentë kriminalë dhe që ishte i skeduar dhe në kërkim nga Policia.

Gazetari, Artan Hoxha ka deklaruar dje në Abc News, se Martinaj lidhje të forta kishte edhe në Kosovë.

Sipas Hoxhës, falë këtyre lidhjeve ai ka mundur t’i shpëtojë një atentati në aeroportin e Prishtinës.

Vëllai i një politikani shumë të njohur në Kosovë që lëviz me eskortë dhe makina antiplumb e ka shpëtuar Martinaj, nga një atentat i mirëorganizuar.

Gjithçka sipas Hoxhës ka ndodhur në aeroportin “Adem Jashari” në Kosovës, ku Martinaj po kthehej nga Dubai, nëpërmjet linjave indirekte.

Hoxha ka deklaruar se një grup i ka zënë pritë Martinajt në daljen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë, por ka arritur që të shpëtojë falë vëllait të një politikani shumë të rëndësishëm në Kosovë, që lëvizte me eskortë dhe me mjete të blinduara.

“Nuk është një skuadër do ku do. Është një skuadër që ka tentuar ti bëj atentat në hyrjen e aeroportit Adem Jashari në Prishtinë. Ervis Martinaj ka bërë një udhëtim Prishtinë-Stamboll-Dubai.

Martinaj nuk lëvizte në linja direkte, përdorte gjithmonë me linja indirekte. Dhe në kthim ky grup ka qenë në dalje të aeroportit të Prishtinës, por nuk e di është ishte rastësi apo Martinaj ishte i informuar.

Por ishte fakt që vëllai i një politikani shumë të rëndësishëm, i cili lëviz me eskortë në Kosovë dhe me makina të blinduara ka shkuar ta marrë. Martinaj në atë kohë lëvizte me një person tjetër dhe një çift nga Tropoja me mbiemrin Sheqeri.

Në aeroport i ka pritur personazhi që përmenda dhe ky vetë ka qenë ligjvendës në Kosovë dhe është shumë i rëndësishëm atje dhe vetëm fakti që ky ka shkuar me eskortë dhe me mjet të blinduar, autorët janë tërhequr,”  është shprehur Hoxha një ditë më parë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej