Lëvizte i armatosur në mes të Tiranës me automjetin luksoz, policia arreston 40-vjeçarin

Policia e Tiranës ka goditur një ntjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Uniformat blu bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Black bag”, është arrestuar shtetasi Ritvan Xhota i cili lëvizte i armatosur në mes të kryeqytetit me automjetin luksoz.

Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Policia Tiranë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Black bag”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black bag”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej