Dritani meriton të jetë në Parlament me atë që ka bërë jo në burg. Lironi Dritanin zonja dhe zotërinj se do iu zërë turpi i Historisë, Dritani është ushtarak dhe i ka shërbyer Kombit me gjithë familje!
Nga Ilir Kulla
Lironi Dritanin të dashur gjyqtarë! Jeni në shkelje të ligjit vendas dhe ndërkombëtar. Koha prej 45 ditësh për paraburgimin për ekstradim kaloi dhe Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka sjellë dokumente shtesë sepse nuk ka të tilla.
Lironi Dritanin zotërinj e zonja gjyqtare është familjar dhe ka 2 prindër të moshuar në ngarkim e një fëmije 5 vjeç! A e mendoni veten Tuaj në kushtet e Tij. Lironi Dritanin se jo vetëm nuk ka bërë gjë për të qenë në burg, po i ka shërbyer Republikës dhe Kombit duke denoncuar një nga mashtrimet më të mëdha të bëra në histori atë të trafikut të organeve në Shqipëri nga UÇK.
Dritani meriton të jetë në Parlament me atë që ka bërë jo në burg. Lironi Dritanin zonja dhe zotërinj se do iu zërë turpi i Historisë, Dritani është ushtarak dhe i ka shërbyer Kombit me gjithë familje!
Një dite ai do dalë nga burgu edhe sikur ta ekstradoni, po çdo ju ngelet Ju të nderuar, kur njerëzit tu pështyjnë rrugëve për këtë paturpësi.