Lobimi me para ruse, Arben Ristani e thotë për herë të parë: Fika telefonin dhe shkova vetë në Prokurori, Basha nuk donte

Politikani Arben Ristani, ish-Sekretar i PD në kohën e lobimit rus në vitin 2017, ka thënë se ka shkuar vetë në Prokurori. Çështja është rihapur ditët e fundit, pasi një raport i DASH ka nxjerr se Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në zgjedhjet e 2017.

Ristani, i marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës për rastin e lobimit, u shpreh se për Syri TV se Lulzim Basha në kohën e hetimeve u kishte kërkuar zyrtarëve të PD që të mos shkonin në organin e akuzës.

“Unë kam shkuar vetë në Prokurori. Kam mbyllur telefonin dhe kam shkuar në Prokurori. Ndërkohë që Basha na kërkonte që të mos shkonim në Prokurori. Ai i merrte vendimet me kokë të vetë, nuk respektonte statutin. Çështja shkoi deri aty sa më 8 janar arriti të bunkerizonte PD”, tha ish-Sekretari i PD.

Më tej, Arben Ristani është shprehur se lobimi rus nuk ka të bëjë me Partinë Demokratike sepse Lulzim Basha i ka lëvizur personalisht paratë.

“Basha ka të drejtë kur thotë se PD s’ka marrë asnjë qindarkë nga financimet e huaja, aq më pak nga rusët. Ato janë para të cilat ai i ka lëvizur personalisht dhe që vërtetë nuk kanë të bëjnë me PD-në. Dijenia ime ka qenë zero deri kur filloi hetimi nga prokuroria.

Kjo çështje s’ka të bëjë me PD por vendim personal i Bashës. Nuk është autorizuar nga Kryesia e PD që të zhvillojë marrëveshje lobimi me këdo. Veprimtaria e tij me para të cilat nuk kanë hyrë dhe nuk kanë dalë nga PD”, përmbylli Arben Ristani.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej