“LSI i vuri zjarrin si Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë: Flakën do t’ia shikojmë më vonë!

Avokati Idajet Beqiri shprehet se LSI i vuri zjarrin Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, gjatë afrimit politik me to.  Sakaq duke sjell në vëmendje ftesën  e PS për Monika Kryemadhin në përvjetorin e partisë ai shtoi se mundësinë e një bashkëpunimi të ri mes PS e LSI do ta konsideronte të rëndë, por sipas tij nuk është afrim.

Idajet Beqiri: Loja që ka bërë LSI por dhe loja që kanë bërë dy forcat kryesore të vendit si PD dhe PS të cilat e kanë konsideruar veten të pafuqishme për ta marrë pushtetin pa ndihmën e LSI sipas vlerësimit tim ka qenë tejet negative sepse një politikë serioze dhe një politikan serioz për interesa madhore, për interesa kombëtare, për interesa drejt zhvillimit të demokracisë në vend, për interesa të zhvillimit të demokracisë nuk bie pre e lojërave të tilla. Nëse nuk i ka numrat e hedh populli përsëri në zgjedhje dhe populli të vlerësojë kujt ti japë shumicën por jo me pazare të tipit të LSI. Për rrjedhojë LSI i vuri zjarrin dhe Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.”

“Nëse ato të dyja kishin një shkallë shumë të lartë korrupsioni, Partia Demokratike fillimisht por më vonë edhe Partia Socialiste në mandatin e parë që pati me LSI ato ministri që kishte LSI u katandisën më për faqe të zezë sa nuk kishte, u bënë me një korrupsion që diku ja kemi parë flakën, diku do ja shikojmë më vonë.  Ta vazhdosh prapë këtë lojë dhe ta afrosh prapë LSI-në nëse do të ishte i vërtetë afrimi i LSI më PS unë do ta konsideroja të rëndë por nuk është afrim faktikisht. Në festën e PS do të shkojnë parti pa fund për rrjedhojë dhe LSI është pjesë e parlamentit, është forcë politike dhe ftesë do ketë, ajo ftesë është për festë”, tha ai.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej