Lumi i Lanës vërshon nëpër rrugë, OSHEE merr masa për sigurinë e qytetarëve, fik dritat…

Për shkak të daljes së Lumit të Lanës nga shtrati OSHEE me kërkesë të policisë ka stakuar tre nënstacione të cilat përfshijnë zonën “Bulevardi Bajram Curri”, “Zhan Dark”, Rrugën e Kavajës”, zonën e “Myslym Shyrit”.

Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat, ndërkohë sipas njoftimit mësohet se po ijepet gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie.

Këto linja furnizojnë  pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.

Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.

Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej