Një aksident me katër të plagosur është regjistruar pak çaste më parë në rrugën Manëz-Gjiri I Lalëzit.
Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar ne kanal.
Katër personat qe udhëtonin kane mbetur te lënduar. Ata janë ndihmuar nga kalimtaret e rastit, ndërkohë Policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.