Makina del nga rruga, humb jetën gruaja, plagoset bashkëshorti

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në aksin rrugor Krumë –Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”. Paraprakisht bëhet me dije se shtetasi . S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij 61 vjeçe, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi.

“Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës,  në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”,  ka humbur kontrollin mbi  drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, njofton Policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej