Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një 26-vjeçar shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Tali Muça 26-vjeç, i cili luante si futbollist i ligës amatore italiane. Muça kishte luajtur në skuadrat e të rinjve të Derthona, më pas në Garbagna dhe në Sale.
Shqiptari ishte duke udhëtuar me një furgon, kur është përplasur me një kamion. Si pasojë nga aksidenti i fortë ka ndërruar jetë 26-vjeçari shqiptar.
Muça u dërgua me urgjencë në spitalin ‘Maggiore’ në Parma ku ndërroi jetë në orët e para të pasdites së sotme. Policia po heton shkakun e këtij aksidenti tragjik.