Mallkimi i një populli të tërë: Si po i ‘ha dreqi’ pasuritë e Berishëve

Përpëlitja përballë drejtësisë/ Shkëlzen Berisha harxhoi 6 milionë USD për gjyqet në Florida-SHBA, kundër gazetarit amerikan Guy Lawson, që shkroi librin “Qentë e luftës” e u bë film në Hollywood për tragjedinë e Gërdecit, ndërsa babai i tij, deri tani ka paguar 1 milionë Euro te avokati francez, për të hequr damkën “non grata”

Sipas dosjeve që u janë ri-hapur, ka gjasa që Sali Berisha dhe familjarët e tij, ta kalojnë jetën nëpër gjyqe, si të pandehur për aferat dhe krimet e kryera, gjatë pushtetit presidencial e kryeministror që ka pasur kjo familje mafioze.

Nëpër gjyqe, familja “Berisha” ka kohë që është përfshirë dhe me kundër- padi sulmi për të shpëtuar nga prangat, për të evituar sekuestrimin e pasurive, për të pastruar zullumet dhe për të frikësuar mediat e kundërshtarët politikë, që i ri-kujtojnë drejtësisë krimet e lëna në heshtje.

Të gjitha këto veprime juridike janë kosto të lartë për familjen “Berisha”, mirëpo për ta, nuk është problem ana financiare, mbasi kanë vjedhur aq shumë, sa kanë për të ndërtuar vila, pallate, për jetë luksi, biznese e për të përballuar shpenzimet e avokatisë, gjobat etj.

P.sh., pas shpalljes “non grata” edhe nga Londra, Sali Berisha njoftoi se ka nisur procedurat gjyqësore për shpifje e anulim të vendimit; që do të thotë, se do hedh “çekun”, me Akt-Padi ndërkombëtare në një shtet tjetër.

Ende nuk ka deklaruar, se në cilin shtet ka gjetur avokat, dhe sa është vlera financiare që ka paguar apo do paguajë, por dihet që vetëm vënia në lëvizje e avokatëve të huaj, kushton shumë.

Në konferencën e shtypit, Sali Berisha deklaroi, se çdo shtet që do ta shpallë “non grata”, ai do ta çojë në gjyq për shpifje e anulim vendimesh, duke gjetur studiot ligjore më të mira të Botës.

Një vit më parë, Sali Berisha deklaroi se nëpërmjet avokatit të famshëm Jean Borgne, një ndër më të shtrenjtët në Francë, filloi procesin gjyqësor kundër Sekretarit Amerikan, Anthony Blinken dhe DASH, me akuzën për shpifje, cenim dinjiteti e anulim të vendimit “non grata”.

Për këtë proces gjyqësor, Saliu i pagoi avokatit francez 1 milion Euro, por tha se ka paguar 8000 Euro, kur kjo vlerë është vetëm për regjistrimin e Akt-Padisë në Gjykatën e Parisit.

Prej 4 vitesh 2017-2021, Shkëlzen Berisha vazhdoi gjyqet në Florida- SHBA, kundër gazetarit e skenaristit amerikan Guy Lawson, që shkroi librin “Qentë e luftës” e u bë film në Hollywood, për aferën dhe tragjedinë e Gërdecit, ku personazhe ishin dhe Shkëlzeni e babai i tij kryeministër.

Më 2 shtator 2020, Shkëlzen Berisha e humbi gjyqin dhe në shkallën e dytë, ndërsa  më 3 korrik 2021, Gjykata e Lartë në SHBA, nuk ia pranoi as kërkesën për rekurs; proces gjyqësor, për të cilin Shkëlzeni harxhoi 6 milionë USD për avokatët, ekspertët, tarifa e shpenzime të tjera.

Aktualisht, në gjykatat shqiptare civile e penale, Shkëlzeni ka 23 procese gjyqësore, të hapura kundër mediave, kryeministrit Rama, ministrave e deputetëve të PS, për të cilat paguan avokatë, ekspertë tarifa e shpenzime të tjera.

Dhe Argita Berisha ka 8 procese gjyqësore civile e penale, me akuza për shpifje, bërë ndaj mediave e qeveritarëve, të cilët e kanë denoncuar se ka pastruar miliona Euro me mafiozin serb Damir Fazlliç, nëpërmjet lejeve ndërtimore, tokave e firmave fantazma gjatë pushtetit të babait.

Ndërsa burri i saj Jamarbër Malltezi, ka 14 procese gjyqësore ndaj kryeministrit, ministrave e shumicën kundër Taulant Ballës, për aferën e ish-kompleksit “Partizani”.

Së shpejti, “Berishët” do t’i shohim në gjyqe penale për aferat e korrupsionit që kanë bërë, duke paguar miliona të avokatët, por dhe për kundër- padi që do bëjnë ndaj SPAK-ut, apelime  e rekurse ndaj Gjykatës së Posaçme./Marrë nga Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej