Manastirliu jep lajmin e mirë për mjekët/ Sa do të rriten pagat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë sot një lajm të mirë për punonjësit e shëndetësisë.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Manastirliu tha se krahas rritjes së pagave, do të ketë edhe një shpërblim financiar për mjekët që pranojnë të firmosin kontrata me Qeverinë, për të punuar në spitalet rajonale. Pra, larg vendbanimeve te tyre.

Po ashtu, ajo theksoi se gjatë këtij mandati synimi është që pagat e punonjësve të shëndetësisë, të rriten deri në 40%.

“Nga 1 korriku rriten me 6% pagat për mjekët dhe infermierët. Kemi vendosur edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre. Kjo hyn në fuqi menjëherë. Nga ky vendim do të përfitojnë rreth 300 mjekë që do të atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre, sipas detyrimit të përfshirë në kontratën e tyre me Qeverinë

Rritja e pagave do të vijojë dhe synojmë që pagat për profesionistët e mjekësisë të rriten deri në 40% gjatë këtij mandati. Fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimi i teknologjisë dhe mbi të gjitha që qytetarët të marrin shërbimin që meritojnë” tha Manastirliu.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej