Nuk zgjati shumë buja e arrestimit të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, për korrupsion. Pikërisht në momentin kur të gjithë po prisnin që drejtësia ti hynte më thellë sektorit të shëndetësisë, i zhytur në vjedhje deri në fyt nga ministrja prej 5 vitesh, Ogerta Manastirliu, vëmendja e opinionit publik u tërhoq nga arrestimi i Vangjush Dakos, që duhet thënë se përflitej prej kohësh.
Por Vangjushi ishte i paprekshëm që nga koha kur Babloku e pat deklaruar mik edhe nëse arrestohej. Dhe drejtësia ishte në hall. E vetmja zgjidhje ishte qe dosja e tij të plotësohej pa të meta dhe sheiku i Durrësit të prangosej lehtësisht dhe pa mundësi shpëtimi.
Por planet u prishën dhe skandali i paparashikuar i Ministrisë së Shëndetësisë bëri rrëmujë gjithë qeverinë. Ogerta Manastirliu është e paprekshme dhe këtë e di i madh e i vogël. “Mbretëresha” e fushës së shahut të Edi Ramës ka aq shumë mëkate sa duhet të ishte pas hekurave prej shumë kohësh, por Babloku e ka mbajtur të paprekur.
Nga ana tjetër, vetë ajo ka punuar me qetësi për t’i mbyllur dosjet që SPAK ka hapur e për të cilat është thirrur disa herë që të dëshmojë.
Sonila Muhameti, prokurore në Prokurorinë e Tiranës e ka çuar më së miri në vend amanetin e ish-shefes së saj, tanimë e përzënë nga sistemi i drejtësisë, mikeshë për kokë e Manastirliut, me të cilën kanë bërë bashkë edhe pushime, kanë ngrënë e pirë familjarisht.
Për të mbajtur fjalën e dhënë, por edhe nën presionin e Ogertës, Prokurorja Sonilë i ka mbyllur dosjet e Ogertës duke u kapur pas detajesh procedurale, megjithatë kjo nuk duket se e ka shpëtuar 100% ministreshën e preferuar të Ramës. Kjo ngaqë shëndetësia është e zhytur në korrupsion nga niveli A deri në ZH dhe shoqja e ministres, që u kap me zarfin në tavolinë, i prishi planet.
Çështja ‘Duro’ është ende e hapur dhe arrestimi i saj në flagrancë e drodhi Ogertën, e vetëdijshme tashmë që, po të mos e mbrojë Babloku, burgun e ka në prag.
Por Babloku nuk zhgënjeu, as Ogertën dhe as ata që e dinë si janë të lidhura gjërat. Për të shpëtuar ministreshën e zemrës, Edi Rama përshpejtoi arrestimin e Vangjush Dakos, me premtimin se edhe ai do ia hedhë me pako gjë. Kështu Mbretëresha mund të mbijetojë edhe pak.
Nëpër korridoret e Prokurorisë së Tiranës rasti i Ogerta Manastirliut, mënyra si u mbyllën dosjet e saj dhe fakti që ende është e paprekshme, tregohen si precedentë të padëgjuar. Aq shumë, sa kanë nisur bastet për prokuroren që i ka mbyllur këto dosje, Sonilën, nëse do ti vijë dita të japë llogari apo jo.
Nga ana tjetër, Ogerta hedh valle në Haremin e Sulltanit e kënaqur se doli nga objektivi.
Por shpejt të arrish në përfundime. Sado t’i dojë, Babloku ka dhënë prova që në fund i shet miqtë e vet. Sa më të afërt, aq më keq./Pamfleti