Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, Berisha: Mike Pence nuk takoi asnjë zyrtar, nuk donte të merrte pleshta, ndërsa Pompeo u pendua për…

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ndodhet në Mirditë aty ku dhe ka folur mbi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë për të cilën ka shprehur kritika ndaj qeverisë.

Ai u ndal te vizita e ish-zv.presidentit të SHBA-së, Mike Pence dhe Mike Pompeos ku tha se Pence nuk u takua me asnjë zyrtar të lartë në Shqipëri, ndërsa Pompeo, mori pjesë në një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të organizuar nga Taulant Balla.

Sipas Berishës, Pompeo u pendua dhe në njoftimet e bëra për shtyp për vizitën në Shqipëri, nuk përmendi asnjë takim me zyrtarët shqiptarë.

“Në mënyrën më të pamerituar, në kuptimin e mirëfilltë, ja nxinë faqen këtij vendi dhe kombi pas Enver Hoxhës. Ju e konstatuat, ky është 100 vjetor. Para 1 muaji erdhi këtu ish-zv.Presidenti i SHBA-së. Një burrë i respektuar nga vendi i tij, nuk u takua me asnjë zyrtar. U takua me muxhahedinët iranianë. U kthye direkt në vendin e tij. Pse kjo, sepse ta themi me fjalë popullore, nuk donte të merrte pleshta. Nuk donte.

Kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Mike Pompeon. Erdhi dhe ai, dhe e dërguan gjoja në konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte, e organizonte një eksponent kryesor i bandës së Elbasanit që quhet Taulant Balla. Kur e mori vesh, u largua dhe në njoftimin në shtyp, nuk citoi asnjë shqiptar. Takoi MEK-un dhe asnjë shqiptar. I fshiu takimet dhe u largua. Janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë, nga kjo qeveri.

A e keni dëgjuar njëherë këtë njeri të flasë për varfërinë në Shqipëri, se bizneset po falimentojnë, rinia po ikën masivisht. Ky ka vetëm një justifikim që në thelb, po ta analizoni bazohet në mendimin e tij zhvleftësues të pandjeshëm ndaj problemeve të qytetarëve. Çfarë ka ndodhur me ne? Nga viti 2014, gjatë 7 vite, del statistika e Eurostat-it. Nga Shqipëria thotë Eurostat, janë larguar 744,417 qytetarë. A mund ta imagjinoni. Largimet ndodhin vetëm në luftërat civile. Edhe në luftërat civile kaq shumë nuk largohen. Kur luftojnë dy palë, njëra palë ikën.

Pse ikin shqiptarët? Sigurisht që lëvizja e lirë, është një realitet. Këtu kam një grafik që tregon se popullsia në Shqipëri, nga viti 2007, grafik i INSTAT që drejtohet nga Edi Rama. Nga 2007 deri në 2014 popullata është rritur progresivisht. Rënia e madhe ka nisur në vitin 2014” tha Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej