“Washington Post” shkruan se përplasjet mes republikanëve dhe demokratëve kanë bllokuar me qindra emërime në administratë, mes të cilëve dhe 22 ambasadorë, ku në listë është dhe emri që do të vijë në Tiranë…
Ambasadori i ri i SHBA në vendin tonë, David J. Kostelancik, duket se do të duhet të presë edhe pak kohë për të mbërritur në Tiranë. Ndonëse Yuri Kim u largua duke e lënë vendin bosh, duket se detyrat i ka marrë i dërguari i SHBA në vend, zv/ambasadori Martin McDowell.
Por pse po vonon mbërritja e ambasadorit David J. Kostelancik? Ai shihet si një figurë mjaft e fortë që ka futur në ankth të korruptuarit e Tiranës, të cilët duket se do bëjnë gjumin e qetë ndoshta për disa javë apo muaj.
“Washington Post” shkruan se përplasjet mes republikanëve dhe demokratëve kanë bllokuar me qindra emërime në administratë, mes të cilëve dhe 22 ambasadorë, ku në listë është dhe emri që do të vijë në Tiranë. Republikanët nuk janë të bindur për emrat që ka dërguar administrata e Biden dhe po krijojnë probleme.
Sipas gazetës amerikane, Senati ka bllokuar 301 emërime në pozicione të ndryshme vetëm në ushtri. “Të paktën gjysmë duzinë senatorë po pengojnë të nominuarit për poste në të gjithë administratën – duke përfshirë por pa u kufizuar në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Tregtisë, Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Çështjeve të Veteranëve, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit. Senatorët po e pengojnë procesin për arsye të ndryshme. Ndonjëherë ato kanë të bëjnë me të nominuarin, por më shpesh nuk kanë”, thekson media amerikane.
Sipas saj, kritikët pranojnë se bllokimi i të nominuarve është një taktikë e dobishme për të arritur një marrëveshje politike. Por sipas tyre, bllokimi i një numri kaq të madh funksionarësh do të krijonte probleme. “Washington post” shkruan se të tilla manovra kanë krijuar boshllëqe dhe në nivel diplomatik.
“Senatori JD Vance (R-Ohio) Vance po mban të bllokuar gjithashtu kandidatët e Departamentit të Shtetit, duke përfshirë 22 ambasadorë, derisa të konfirmojë se ata nuk do të zbatojnë politikat e “zgjuara”. Ai u dërgoi një pyetësor të gjithë të propozuarve për ambasadorë, raportuan Joe Gould dhe Nahal Toosi nga Politico javën e kaluar”, shkruan gazeta amerikane.
“Ne po u bëjmë pyetje njerëzve, po përpiqemi të kuptojmë deklaratat që ata kanë bërë, gjërat që ata kanë bërë. Dhe nëse mendojmë se përgjigjet e tyre janë të kënaqshme, atëherë do t’i miratojmë. Dhe nëse nuk e bëjmë, as ne nuk e bëjmë”, tha Vance.
Pra duket se ngërçi se pse i nominuari për Tiranën nuk ka marrë ende detyrën është konflikti politik në Senat. David J. Kostelancik doli në një seancë dëgjimore, ku si prioritet paraqiti luftën antikorrupsion. Por Senati nuk e ka miratuar akoma kandidaturën e presidentit Biden. Mbet të shihet se çfarë do të sjellë Shtatori, pasi senatorët aktualisht janë me pushime.
Kjo do të thotë se politika e korruptuar e Tiranë do të marrë lirisht frymë dhe për ka kohë. Ai shihet si një figurë më e fortë se Yuri Kim dhe pritet që gjatë 3 viteve në Tiranë, të ketë një hov të ri në luftën ndaj “mamuthëve të korrupsionit”. /Pamfleti