Masakra e Fushë Krujës/ Trondit Artan Hoxha: Është tentuar një më i madh se Brilant Martinaj

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga masakra e djeshme në Fushë Krujë duke theksuar se autorët kanë tentuar të godasin dikë më të madh se Brilant Martinaj, por nuk kanë mundur, dhe kanë gjetur rastin të godasin personat që janë treguar më pak vigjilent.

“Njëri prej tyre është ri qëlluar. A kanë synuar ata të godisnin një më të madh se Brilant Martinaj? Sigurisht. Po nuk kanë mundur. Autorët nga ura kanë zbaritur kanë ikur në Larushkë kanë djegur makinën dhe kanë ikur me makinë tjetër.” tha Hoxha.

Po ashtu, sipas gazetarit Artan Hoxha, vendi dhe mënyra se si kanë kryer krimin, ka bërë që viktimat të mos kenë asnjë mundësi të reagojnë. Edhe në momentin ku një prej viktimave ka dalë jashtë, autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish, derisa ka vdekur.

Nuk ke kohë për shkëmbim zjarri. Në atë pozicion, ka kamare poshtë urës, por ata kanë qëlluar mbi urë. Aty mund të dilte nga rruga por aty nuk ka pasur ku të shkosh. Ata po shkonin nga Fushë Kruja për në Laç. Autorët vijnë përballë. Autorët kanë pasur dijeni për viktimat. Dje i gjetën teksa nuk ishin vigjilent. Automjeti ka ardhur nga Fushë Kuqja. Ka ndaluar në Rinas ka pirë një kafe. Nga aeroporti po ktheheshin.” tha Hoxha në “Abc live”.

E kanë ditur intinerarin dhe kanë gjetur vendin më të përshtatshëm. Mbi urë nuk shmangesh askush nuk ecën shpejt. Dhe objektivi nuk ka ku të shkojë. Rrezja e veprimit është shumë e ngushtë. Ata kanë qenë të sigurt se viktimat mund të jenë të armatosur. Janë minimumi 60 plumba kallashnikovi. Është përdorur edhe një MP5. Me breshëri se ata nuk donin që të kundërpërgjigjeshin. Ata kanë qëlluar në atë formë që të mos përgjigjeshe. Vetëm me makinë të blinduar mund të kundërpërgjigjesh.” tha Hoxha.

Më tej, gazetari u shpreh se tashmë organizatat kriminale janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën, duke bashkuar burimet financiare, ato njerëzore dhe logjistikën, gjë që i bën mjaft të rrezikshme për shoqërinë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej