“Mashtrime…”/ Erion Braçe kritikon ashpër: Si mund të jepet kredi për 7 minuta dhe ku e gjeni besimin? Reagon Sinaj: S’mund të bësh biznes me fatkeqësinë e tjetrit

Në Komisionin e Ekonomisë vëmendja është vendosur te kreditë që jepen institucionet jo bankare për vetëm 7 minuta. Deputetët kanë ngritur shqetësime se si kjo mund të ndodh, kur koha është e pamjaftueshme për të verifikuar kredimarrësin, teksa theksin e kanë vënë edhe te norma e madhe e interesit që ato paraqesin.

Erion Braçe: Si i jepni paratë për 7 minuta? Ku e gjeni besimin? Kredi deri në 200 mijë lekë, shlyerje për 24 muaj, dhe ua miratojmë për 7 minuta, kështu thuhet në njoftimin tuaj?

Bujar Leskaj: Lajmëroni kredi me interes zero, por ndërkohë komisioni është 14%. Mund të na jepni informacion sa i takon hetimeve të regjistruara në 2021 për mashtrime me mikrokredi, prsh kur janë marre kredi me kredi të rreme, se të japësh kredi për 7 minuta, koha e verifikimit, ti s’ke mundësi ta konfirmosh personin.

Vullnet Sinaj: Problemet që kanë dalë në treg kanë dalë edhe në media,sa keni nxjerrë urdhra ekzekutimi për kreditë që nuk i keni mbledhur? Në momentin kur biznesi krijon probleme sociale, dhe ai vetë duhet të dijë të mendoj, pata një rast flagrant në shtëpinë time të një punonjëse që ndihmonte nënën time, një kredi e njërit nga ju, dhe thoni që norma e interesit është 16%, ndërkohë është 96.7%, keni kredi 181 mijë lekë të reja për 18 muaj dhe 290 mijë lekë, pra 97%, i keni marrë 50 mijë lekë të reja plus taksat e bankës, unë kam marrë kredi i normat e interesit, e di që nuk ia del dot kredi me këto norma, ia kam pasuar unë lekët asaj, se nuk i paguante dot lekët, kjo ka qenë arsyeja. Nëse bëni një biznes me kosto të larta, mos i jepni fare kredi, ulni normat e interesit dhe krijoni mundësi qytetarët që të marrin kredi me norma interesi që mund t’i paguajnë, normat janë të larta dhe s’duhet të jepni kredi se ato nuk i kthejnë dot mbrapsht, nuk bëhet biznes apo të shkon poshtë e ardhura kur ajo ka shkaktuar dramë në një familje. Çfarë dini për situatën në Kosovë, në rajon a janë të ngjashme me këto norma interesi.

Eduad Shalsi: Sa është numri i këtyre që kanë pafuqi për t’u kthyer, përgjegjësia e institucioneve për transparencën, Kuvendi në edukimin financiar, çështja është komplekse, duhet të ndërhyjmë që fenomene të tilla të mos ndodhin, kjo është grabitje, pse 161 mijë veta aplikojnë në dyert e këtyre institucioneve, a janë të gjitha në këtë nivel, si mund të jepet kredia për 6 minuta, se kanë nisur që të japin kredi dhe për 3 minuta.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej