Mashtruan Prokurorinë me instalimin e kondicionerëve, Apeli i Elbasanit liron dy administratorët dhe teknikun

Gjykata e Apelit në Elbasan ka lënë të lirë dy administratorë dhe një drejtues teknik të akuzuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi me instalimin e kondicionerëve në Prokurorinë e këtij qyteti.

Gjykata ka vendosur sot të lërë të lirë Dedë Malutaj, administrator i shoqërisë “Junik” shpk, dhe Vladimir Malutaj me detyrë drejtues teknik i shoqërise “Junik” Shpk.

Po ashtu është vendosur të lihet i lirë Ibrahim Dragoshi me detyrë inxhinier dhe administrator i shoqërisë “Imes-D” Shpk, ndërsa në burg ka mbetur vetëm Ardian Lloshi me detyrë inxhinier dhe administrator i shoqërisë “Tirana New Supervisor”.

Sipas hetimeve të prokurorisë, në vitin 2020 në sistemin e ftohjes të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor). Nga disa verifikime dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

Në vijim të hetimeve, janë konstatuar nga firma ndërtuese punime të faturuara që nuk janë kryer realisht, instalime të pajisjeve të kondicionimit me fuqi më të ulët se preventivi dhe nevojat e ngrohje-ftohjes së godinës etj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej