Mbërrin në Portin e Vlorës një nga anijet që do të prodhojë energji/ Para 6 muajsh u njoftua nga Balluku

Me 5 prill, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku, njoftoi se në Triport të Vlorës do të ankorohen dy anije për prodhimin e energjisë elektrike, duke nisur kështu fazën e parë të TEC-it të Vlorës dhe duke garantuar energji për dy vjet.

Mëngjesin e sotëm ka mbërritur njëra nga anijet për prodhimin e energjisë elektrike.

Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.

Marrëveshja për anijet është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.

“Me mbështetjen edhe të ambasadores amerikane dhe kompanisë që punon për termocentralin e Vlorës, kemi arritur marrëveshje për të marrë me qira dhe për të ankoruar në Triport dy anije prodhuese të energjisë elektrike, të cilat do të prodhojnë energji derisa TEC-i të vendoset në punë.

Janë termocentrale lundruese, nisim fazën e parë të TEC-it të Vlorës, se do të na garantojë pavarësi energjetike që do të prodhohet nga ato anije, e kufizuar, por edhe e misheluar. Do të na japë pavarësi energjetike përgjatë verës. I jep frymëmarrje sektorit energjetik, detajet në ditët në vazhdim”, deklaronte Balluku në prill të këtij viti.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej