Mbi 2000 pjesëmarrës, shqiptari fiton konkursin e makinave retro në Danimarkë: Pronarit i ofrova raki

Fatjon Braha është një i apasionuar pas makinave retro. Ai madje ka fituar edhe konkursin e makinave retro në Danimarkë, ku ka triumfuar mbi 2 mijë pjesëmarrës.

Në një lidhje me Skype, kuksiani ka treguar si ia doli ta blinte Benz 240, një makinë kaq e rrallë për kohët në të cilën jetojmë.

Fatjoni madje zbuloi se iu desh të tre muaj ta binte pronarin për ta blerë makinën, të cilën e kishte lënë në pluhur dhe nuk e vlerësonte.

“Kjo makinë ka qendruar 38 vite pa lëviz. Është e pabesueshme në fakt se këtë lloj makine nuk gjendet në këtë gjendje. E gjeta afër Danimarkës, ka qenë me pluhër dhe më tha një shoku im që një miku I tij ka disa makina të vjetra. Unë e pash këtë dhe e pyeta për çmimin, ai thoshte që nuk e shiste. Unë nuk shkoj pa e blerë i thash, sidomos kur e pash nga brenda. Kështu shkova çdo të hënë për tre muaj, derisa e mora. I kam ofruar raki Shqipërie.

Vlera e kësaj makine mund të shpenzojë mbi 150 mijë euro e lart. E gjitha është origjinale, thjesht është pastruar në mënyrën e mirë”, u shpreh ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej