Mbretëresha Elizabeth II “thyen” traditën shekullore edhe e vdekur, funerali do të mbahet në Westminster Abbey

Më 19 shtator, do të bëhet varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II, pasi u nda nga jeta pasditen e së enjtes në Kalanë Balmoral, duke zhytur në zi Mbretërinë e Bashkuar. Funerali përndarjen nga jeta të Mbretëreshës do të mbahet në Westminster Abbey, vendim ky, i urdhëruar nga vetë madhëria e saj kur ishte ende në jetë, duke thyer “traditën” shekullore mbretërore.

Mbajtja e funeralit në Westminster Abbey, do të thotë thyerja e traditës 200-vjeçare. Mbreti i fundit të cilit iu bë funerali në Westminster Abbey ka qenë Mbreti Xhorxh II në vitin 1760. Pas vitit 1760 ceremonia mortore për të gjithë mbretërit e tjerë është bërë në Kishën Shën Gjergjit ,në Windsor. Edhe funerali i Princit Filip, i cili u nda nga jeta në prill të vitit të kaluar në moshën 99-vjeçare, u zhvillua në Kishën e Shën Gjergjit në Windsor.

Mbretëresha Elizabeth donte që funerali i saj të bëhej në Westminster Abbey dhe nuk hezitoi të “thyente” traditën pasi, sipas The Times, monarku më jetëgjatë në historinë e Albionit të Vjetër mendonte se funerali i saj duhej të bëhej në një hapësirë ​​më e madhe se Kisha e Shën Gjergjit dhe besonte se Westminster Abbey, ku mbretërit janë kurorëzuar tradicionalisht që nga koha e William I në 1066, ishte ideale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej