Mbyllet votimi për Primaret e ‘Rithemelimit’ për Bashkinë e Kukësit, ja cili u shpall fitues

Emri Vata ka fituar në garën e primareve dhe pritet të jetë kandidati i Foltores për zgjedhejt e pjeshme për Bashkinë e Kukësit.

Ai ka fituar me 271 vota në këtë proces.

Numri i votuesve pjesmarrës ishte 860. Në primaret e vitit 2022 numri i pjesmarrësve ishte rreth 940 votues.

Sot demokratët kuksianë votuan për kandidatin e tyre për bashkinë, i cili do të garojë në 24 shtator, në zgjedhjet e parakohshme pas skandalit seksual të Safet Gjicit.

Në zgjedhen e Vatës është aplikuar procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit, që do të përfaqësojë PD dhe forcat opozitare në zgjedhjet e datës 24 Shtator 2023.

Procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18.00.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej