“Më detyroi Sala psikopati”, Idajet Beqiri rrëfen dhunën në ’98-ën: Sali Lusha mu përgjërua që ta falja. Në gjyq do dëgjoni të vërtetat për Haklajt, Mulosmanin dhe Izet Haxhinë

Ai është rrahur nga Izeti, unë kam qenë prezent, e ka rrahur dhe tani e ka avokat. Mua më vjen keq. Ai do që ta përziejë Izetin. Ai do që t’i marrë hakun, do që ta lërë në burg”.

Fjalitë e mësipërme të thëna nga Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, kundrejt avokatit Idajet Beqiri, bënë që ky i fundit t’u përgjigjet nëpërmjet një prononcimi. Avokati Beqiri thotë se personi që ka ushtruar dh.unë ndaj tij në fillim të vitit 1998, ka qenë vetë Sali Lushaj bashkë me tetë banditë nga Tropoja.

Por çfarë ka ndodhur në fillim të vitit 1998, që sot po kthehet në “mollë sherri” mes ish-truprojës së Berishës dhe Idajet Beqirit. Avokati tregon gjithë ngjarjen e asaj dite, kur disa persona i janë “sulur” dhe e kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke e lënë të plagosur. Në atë ngjarje, nuk mohon të ketë qenë i pranishëm Izet Haxhia, të cilin sot e mbron në procesin gjyqësor që të rinisur në Gjykatën e Tiranës për të rigjykuar dosjen për vr.asjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Për rastin e dhunës së ushtruar ndaj tij, avokati Beqiri thotë se Sali Lushaj u arrestua, ndërsa përdori mikun e tij të ngushtë që të kërkonte falje për atë çfarë kishte bërë.

“Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje. Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…!”, tregon Idajet Beqiri.

Ndërsa tregon se për dh.unën e ushtruar ndaj tij, Izet Haxhia ishte shpallur në kërkim nga Policia. Pas disa ditësh, Haxhia është arrestuar në shtëpinë e të ndjerit Azem Hajdari, kjo sepse tregon avokati, Azemi dhe Izeti ishin shumë miq me njëri-tjetrin. Sali Lushaj është liruar nga bu.rgu dhe sipas Beqirit, i ka shkuar në zyrë duke i kërkuar falje për dh.unën. “Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose ‘psikopat Sala’, siç e quajti Sali Lusha”, thotë avokati.

Në fakt, personi kryesor që ka ushtruar dhunë kundër meje, ishte Sali Lusha me 8 banditë të tjerë nga Tropoja. Dy ditë më parë, në fillim vitin 1998, unë dhashë një intervistë për një gazetë që tashmë nuk del më, “Modeste” titullohej. Në atë intervistë tepër të gjatë, krahas pyetjeve të tjera unë u pyeta: -“A mendoni se Sali Berisha do të futet në burg për kr.imet e kryera, posaçërisht për ngjarjet e marsit 1997?”. Unë u përgjigja: “Sali Berisha në burg? Ai e turpëron burgun, nuk ka vend as atje për të…”.

Kjo përgjigje u vu në titull të gazetës me germa të mëdha. Tirazhi i gazetës ishte i madh dhe intervista bëri shumë jehonë. Të nesërmen që doli gazeta me këtë intervistë unë ndodhesha para selisë së partisë tonë të Unitetit Kombëtar, përballë Hotel “P***”. E kishim selinë në një godinë, bashkë me PD-në. Ishte ora 15:00. Sali Berisha doli nga Selia e PD-së dhe hipi në “Benz”. Më pa mua vetëm para selisë së PUK dhe i iku truri. Nuk kaluan as 10 minuta kur erdhi Sali Lusha me 8 banditët e Tropojës.

Më rrethuan dhe në asfaltin e rrugës te “Toptani” më kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke më lënë të plagosur. Në këtë ngjarje ka qenë dhe Izet Haxhia. “Na ndërseu Berisha”, më ka thënë më vonë në zyrë Sali Lusha.

Të 9-të këta persona u arrestuan. Nuk e pranonin kr.imin. Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje.

Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…! Me Sejën kishim një marrëdhënie të mirë avokat-klient. Më thirri prokurori te “Burgu 313″, për të realizuar procesin e njohjes së personave që më plagosën mua. Kishin rreshtuar 30 të bu.rgosur në izolim dhe unë duhet të tregoja 9 banditët që më dh.unuan. Unë i tregoja me gisht në sy të tyre, duke thënë…”Është ky… është ky… etj.”

Kur erdhi radha e Sali Lushës, unë iu drejtova atij drejtpërdrejtë: Po ti ishe? Sali Lusha u step dhe uli kokën… Ky, i thashë prokurorit, është burrë. Po të ketë qenë në vendngjarje me këta bashkëpunëtorët e tjerë, e thotë vetë! Sali Lusha nuk foli. Atëherë unë i thashë prokurorit: Atëherë, ky Sali Lusha nuk ka qenë, po të ishte, ky është burrë dhe do e pranonte vet”. Mbi bazën e deklarimit tim, Sali Lusha u lirua nga burgu. Të tjerët u mbajtën në bu.rg, ndërsa Izet Haxhia u shpall person në kërkim. Pas disa ditësh e kapën te shtëpia e Azem Hajdarit. E kishte mbajtur të strehuar në shtëpinë e vet Azemi, sepse ishin shumë miq me njëri-tjetrin.

Sali Lusha të nesërmen që u lirua nga bu.rgu ka ardhur në zyrën time në selinë e PUK së bashku me Sejen dhe më ka kërkuar falje. Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose “psikopat Sala”, siç e quajti Sali Lusha. Kjo është e vërteta e kësaj ngjarjeje që bëri shumë bujë në atë kohë në gazeta e televizione. Me atë rast unë kam dhënë një konferencë për shtyp në prani të disa ambasadorëve të huaj dhe gazetarëve.

Sali Lusha është një njeri që e kanë përdorur dhe keqpërdorur në mënyrë të vazhdueshme. Fillimisht ish-Sigurimi i Shtetit, pastaj ish-SHIK-u i Gazidedes dhe në mënyrë permanente është keqpërdorur nga Sali Berisha. Kur të vij si dëshmitar në gjyq, do mësoni të vërtetat dhe papërgjegjshmërinë ekstreme të Sali Lushës sidomos në raport me Haklajt, Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë./Panorama

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej